Një detaj i panjohur më parë për Brikena Selmani është bërë publik së fundmi, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Emisioni “Dr. Plastik” në TV Klan ka transmetuar pamje ekskluzive nga një ndërhyrje estetike që ajo ka kryer vetëm pak ditë para hyrjes në “Big Brother VIP Albania”.
Në material shfaqen momente nga konsultat me Rezarta Kapaj, ku Brikena informohet mbi procedurën që do të realizonte. Bëhet fjalë për një “temporal lift”, një ndërhyrje estetike që fokusohet në ngritjen e zonës së syve, vetullave dhe mollëzave.
Pamjet “para” dhe “pas”, që tashmë po qarkullojnë në rrjet, tregojnë një ndryshim të dukshëm në tiparet e saj, duke shuar shumë nga kureshtjet e publikut për transformimin fizik të banores.

Ky publikim ka nxitur diskutime të shumta online, duke e kthyer këtë detaj në një nga temat më të komentuara të momentit.




