E papritur në Ferma VIP! Sezoni i tretë pritet të mbyllet më herët se ishte planifikuar…

Arbana Osmani via Instagram
Arbana Osmani via Instagram

Edhe pse në fillim ishte paralajmëruar se sezoni i tretë i Ferma VIP do të zgjasë plot 100 ditë, duket se produksioni ka ndryshuar planet në momentet e fundit.

Sipas burimeve për emisionin Prive, reality show pritet të përfundojë më herët, duke iu rikthyer formatit të sezoneve të mëparshme me rreth 80 e disa ditë transmetim.

Data që po përmendet më shumë për finalen e madhe është mesi i muajit qershor, ndërsa 15 ose 19 qershori thuhet se janë opsionet kryesore për natën finale dhe ndarjen e çmimit të madh.

Sipas raportimeve, ky vendim lidhet edhe me strategjinë e transmetimit gjatë sezonit veror dhe interesin e madh që pritet të marrë FIFA World Cup, i cili zakonisht zhvendos vëmendjen e publikut drejt sportit.

Produksioni duket se synon ta mbyllë sezonin në kulmin e interesit dhe shikueshmërisë, përpara se audienca të fokusohet te ngjarjet sportive të verës.