Një imazh i pazakontë i një “deleje rozë” ka pushtuar rrjetet sociale, duke ngritur menjëherë kuriozitetin e fansave. Postimi nga faqja “three60_music” nuk kaloi pa u vënë re, por detaji kyç që zbulon prapaskenat janë etiketimet.
Në foto janë tag-uar Gjesti dhe bashkëpunëtori i tij DJ Gimbo, duke lënë të kuptohet qartë se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor.
Fansat kanë shpërthyer në komente, duke spekuluar për një hit të radhës dhe duke pyetur me humor: “Çfarë po ndodh me këtë dele?”. Kjo strategji vizuale duket se ka funksionuar perfekt, duke krijuar një hype të madh për atë që pritet.

Sipas raportimeve nga emisioni Prive, artisti është duke përgatitur një EP të ri, që do të përmbajë rreth pesë këngë dhe pritet të publikohet së shpejti.
Me sa duket, “delja rozë” nuk është thjesht një foto e çuditshme, por një simbol i një epoke të re muzikore që Gjesti po sjell për fansat e tij.




