Një moment familjar ka tërhequr vëmendjen së fundmi, pasi Mateo ka ndarë në rrjetet sociale një selfie të realizuar në veturë, ku shfaqet së bashku me babain, nënën dhe Brikin.
Në fotografinë e publikuar, të katër shihen pranë njëri-tjetrit, duke përcjellë një atmosferë të ngrohtë dhe familjare, shkruan Indeksonline.

Brikena Selmani via Instagram Story
Ajo që ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e ndjekësve është prania e Brikit pranë prindërve të Mateos. Të gjithë duken të relaksuar teksa kalojnë kohë së bashku.
Fotografia duket se sjell një tjetër moment nga koha që Briki dhe Mateo po kalojnë, këtë herë në shoqërinë e familjes së këtij të fundit.
Selfie-ja e realizuar në veturë është komentuar nga ndjekësit, të cilët kanë vënë re afrimitetin dhe atmosferën familjare të përcjellë në imazh.
Ndërkohë, Mateo ka zgjedhur ta ndajë publikisht këtë moment të veçantë, duke u dhënë fansave një tjetër pamje nga përditshmëria e tyre.




