Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4 dhe figura e njohur e rrjeteve sociale, Bia Khalifa, ka ndarë me ndjekësit një moment të vështirë që ka ndikuar në gjendjen e saj emocionale dhe shëndetësore.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi nga një ambient mjekësor, ku shihen edhe infuzione, duke lënë të kuptohet se ka pasur nevojë për kujdes dhe trajtim.
Në të njëjtin postim, Bia ka treguar se situata me humbjen ose bllokimin e llogarisë së saj kryesore në Instagram i ka shkaktuar një sulm paniku.
“Kam pasur një sulm paniku sot. Po luftoj që të kthej Instagramin tim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ajo.
Më tej, ajo ka shtuar se kjo situatë është bërë shumë stresuese për t’u menaxhuar.
Problemi me llogarinë kryesore duket se ka ndikuar ndjeshëm te ish-banorja e BBVK-së, e cila ka krijuar ndër vite një audiencë të madhe online.
Postimi i saj ka marrë menjëherë vëmendje, ndërsa ndjekësit kanë shprehur mbështetje dhe shqetësim për gjendjen e saj.




