Moderatorja e njohur shqiptare Argjira Spanca ka vendosur të bëjë një pauzë nga televizioni, duke lënë për momentin pas angazhimet në ekran.
Mungesa e saj është vënë re nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur kuriozitet për një rikthim të mundshëm. Në një bashkëbisedim virtual (Q&A) në Instagram, ajo iu përgjigj drejtpërdrejt një fansi që i shkroi se “i mungon shumë ekranit”.
Argjira konfirmoi se aktualisht nuk ka plane për t’u rikthyer në televizion, pasi ka zgjedhur të fokusohet në projekte personale dhe një drejtim të ri në jetën e saj:
“Këtë periudhë kohore nuk e besoj që do më shihni në ekran. Kam vendosur të jem pak larg medias dhe po e shijoj,” u shpreh ajo.
Ajo theksoi se tashmë është e përfshirë në botën e biznesit, një fushë që po i sjell kënaqësi dhe motivim të ri.
Megjithatë, moderatorja nuk e ka mbyllur plotësisht derën për televizionin. Ajo la të kuptohet se një projekt i veçantë mund ta rikthejë në të ardhmen:
“Por, gjithmonë them që të ardhmes nuk i dihet. Nëse një ditë do më vijë projekti i duhur ose nëse unë do kem ndonjë ide të re për diçka interesante dhe mund të rikthehem.”

Argjira Spanca via Instagram Story
Deri atëherë, Argjira Spanca do të mbetet aktive dhe pranë publikut përmes rrjeteve sociale, duke ndarë me ndjekësit momentet dhe projektet e saj të reja.




