Një material që po qarkullon në rrjetet sociale, i atribuuar aktores hollivudiane Angelina Jolie, ka tërhequr vëmendjen mes protestave që po zhvillohen në Tiranë.
Në fotografinë që po shpërndahet online, e paraqitur si një Instagram Story nga profili i verifikuar i aktores, shfaqen pamje protestash, flakë, forca policie dhe portrete njerëzish me lot në sy.
Në qendër të imazhit spikat fjala “ENOUGH” (Mjaft), ndërsa në njërën prej pamjeve duket edhe flamuri shqiptar.

Angelina Jolie via Instagram Story
Materiali është interpretuar nga disa përdorues si një mesazh solidariteti me studentët që po protestojnë në kryeqytet dhe si një kritikë ndaj situatës në Shqipëri.
Megjithatë, nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur nëse postimi është publikuar vërtet nga Angelina Jolie. Për këtë arsye, pretendimet se aktorja ka mbështetur protestën apo ka kritikuar kryeministrin Edi Rama duhen trajtuar me kujdes, deri në konfirmimin e autenticitetit të materialit.
Postimi vjen në një moment kur protestat e studentëve dhe reagimet ndaj zhvillimeve politike në vend po marrin vëmendje të gjerë në rrjetet sociale.




