Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Alesio Alia, ka dhënë mendimin e tij të sinqertë për banorët aktualë të shtëpisë më të njohur në Shqipëri. Gjatë një interviste në Top Albania Radio, ai u pyet direkt se cilët tre banorë do të donte t’i nxirrte menjëherë nga BBVA.
Pa hezitim, Alesio përmendi tre emra:
“Kunata (Greta). Nuk është djalë i keq, por Shëndriti – do të doja që më shumë të merrej me punët e veta. Dhe Brikena,” tha ai gjatë intervistës.
Vlen të përmendet se Alesio u largua nga spektakli me dëshirën e tij, duke i dhënë fund aventurës në BBVA.





