Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po tensionohet gjithnjë e më shumë, ndërsa përplasjet nuk janë më vetëm mes banorëve, por kanë përfshirë edhe produksionin e programit.
Së fundmi, Mateo ka bërë deklarata të forta që kanë tërhequr vëmendje të madhe në rrjet, duke ngritur dyshime që mund të ndikojnë në vazhdimin e tij në garë, sidomos tani që finalja është afër.
Në një video që po qarkullon online, ai shfaqet në një bisedë me Shëndritin, ku shpreh hapur bindjen se loja mund të jetë duke favorizuar një banor të caktuar. Sipas tij, vëmendja e kamerave dhe pajisjeve në shtëpi është e përqendruar te Miri.
"Big Brother Vip" - Top Channel
Kjo deklaratë ka ndezur diskutime të shumta, pasi nuk është hera e parë që brenda shtëpisë hidhen dyshime për mënyrën e menaxhimit të lojës. Megjithatë, një akuzë kaq e drejtpërdrejtë ndaj produksionit mund të ketë pasoja për Mateon.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të trajtohet në spektaklin e radhës dhe nëse Mateo do të përballet me ndonjë masë apo paralajmërim për këto deklarata.




