Adioni kërkon rikthimin në “Ferma VIP”: thirrje publike për Arbanën dhe Eduartin vetëm pak orë pas eliminimit...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Eliminimi i Adion Puka nga Ferma VIP duket se nuk e ka mbyllur rrugëtimin e tij në këtë format. Vetëm pak orë pas largimit nga shtëpia, ai ka nisur një fushatë publike për rikthim.

Pas situatave të tensionuara që përfshinë partneren e tij Ola dhe moderatoren Arbana Osmani, Adioni ka zgjedhur rrjetet sociale për të bërë një apel të drejtpërdrejtë ndaj produksionit.

Instagram Story, ai ka rishpërndarë postime nga faqet e fansave ku kërkohet rikthimi i tij në garë, me mesazhe si: “DUAM ADIONIN PËRSËRI NË FERMË” dhe hashtagun #RiktheniAdin.

Në këto postime janë etiketuar edhe drejtuesit e spektaklit, përfshirë Arbana Osmanin dhe Eduart Grishaj, duke e bërë thirrjen edhe më të drejtpërdrejtë.

Kjo lëvizje tregon qartë dëshirën e Adionit për t’u rikthyer në lojë dhe për të vazhduar garën përkrah Olës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse presioni i fansave dhe reagimi online do të ndikojnë në vendimmarrjen e produksionit.