Kida ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës së saj personale gjatë një interviste në emisionin Mirëmbrëma yje, të moderuar nga Arbana Osmani.
Përveç angazhimeve në muzikë, artistja foli edhe për planet e së ardhmes, përfshirë martesën me partnerin e saj. E pyetur nëse një dasmë është në horizont, Kida la të kuptohet se një event i tillë pritet të ndodhë.
Ajo u shpreh se as ajo dhe as partneri nuk janë shumë të dhënë pas ceremonive të mëdha, por megjithatë ekziston një arsye e fortë që mund ta ndryshojë këtë vendim. Sipas saj, babai i saj dëshiron që ajo të organizojë një dasmë tradicionale, duke bërë që kjo ide të jetë më e mundshme.
Kujtojmë se këngëtarja mori propozimin për martesë në dhjetor të vitit 2024, pikërisht në ditëlindjen e saj të 27-të. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se kur do të zhvillohet ceremonia.




