Pas përplasjes së fortë në Ferma VIP, ku Ola përdori fjalor ofendues ndaj Arbana Osmani, në rrjet ka shpërthyer një tjetër debat që lidhet me një lidhje të mundshme familjare.
Diskutimet nisën pasi u rikthye në vëmendje një deklaratë e vetë Oles gjatë një episodi në fermë, ku ajo u shpreh se Eduart Grishaj është kushëriri i saj.
Ky pretendim është kombinuar edhe me një detaj nga një intervistë e mëparshme e regjisorit, ku ai konfirmon origjinën e tij nga veriu i Shqipërisë, një element që disa e lidhin me deklaratën e konkurrentes.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë lidhje, duke e lënë gjithë situatën në nivelin e spekulimeve.
Ndërkohë, kjo histori ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut, duke u kthyer në një nga temat më të diskutuara pas zhvillimeve të fundit në spektakël.




