A është Dua Lipa në pritje të ëmbël? Zbulohet çfarë fshihet pas lajmit viral...

Dua Lipa via Instagram
Dua Lipa via Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është bërë sërish pjesë e vëmendjes mediatike pas një lajmi viral që ka pushtuar rrjetet sociale.

Gjithçka nisi nga një postim i shpërndarë me shpejtësi në platformën X, ku pretendohej se artistja është shtatzënë dhe se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, aktorin Callum Turner.

Postimi shoqërohej me një foto ekografie dhe një pretendim se Dua Lipa kishte thënë: “Tani po ha për dy”.

Brenda pak orësh, publikimi u bë viral, duke grumbulluar miliona shikime dhe duke shkaktuar një valë reagimesh nga fansat e çiftit.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Dua Lipa apo Callum Turner për një shtatzëni të mundshme. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike që të vërtetojë këto pretendime.

Për momentin, lajmi mbetet vetëm një spekulim i përhapur online, ndërsa ndjekësit po presin një reagim nga vetë çifti.